Arthur Melo ka vendosur të hakmerret me klubin katalanas. Braziliani ka braktisur skaudrën dhe është larguar në Brazil, duke kërkuar ndarjen përpara kohe. Kontrata e tij me Barcelonën është e vlefshme deri në përfundimin e Champions League, por duket se Arthur nuk i intereson aspak kjo pjesë. Mesfushori nuk ka kryer testin për Covid-19 dhe nuk është shfaqur në stërvitje me skuadrën, teksa orët e fundit i ka komunikuar se nuk do të jetë pjesë e tyre në Champions League.
Me sa duket Melos nuk i ka pëlqyer spak trajtimi që klubi blaugrana i ka bërë së fundi. Fillimisht Barcelona vendosi ta shiste te Juventusi kundër dëshirës së tij, ndërsa pasi kjo marrëveshje u arrit, trajneri Setien nuk e ka aktivizuar në asnjë ndeshje. Kjo ka mjaftuar që lojtari të rebelohet dhe të refuzojë bashkimin me ekipin në ndeshjet e Championsit, duke i lënë katalanasit me një mesfushor më pak.
Në Barcelonë nuk e kuptojnë një vendim të tillë dhe i kujtojnë lojtarit kontratën, por Athur nuk do t’ja dijë për pasojat. Blaugranët e shohin si të pajustifikueshëm këtë gjest, teksa në krahun tjetër Miralem Pjaniç vazhdon të ketë po të njëjtin përkushtim me Juventusin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/