“Po të fitonim derbin mund të luftonte Tirana mbijetesën”, Rama: Italianët dështojnë nga arroganca, frika nga Covid ishte zgjidhje fine

Sezoni përmbyllet në mesjavë dhe skuadrat mund të analizojnë rrugëtimin e tyre. Një zhgënjim ka qenë ky vit për Partizanin, që ka dalë tërësisht jashtë pritshmërive. Olsi Rama ka folur gjerësisht për të zbuluar arsyet që kanë dërguar skuadrën në këtë gjendje. I ftuar në “Procesi Sportiv”, drejtori sportiv i “demave të kuq” ka treguar motivin përse dështoi projekti me italianët, të cilëve sipas tij i mungonte aspekti më thelbësor, ai psikologjik.

“Ky ishte një kampionat i sëmurë. Për ne si Partizan ka qenë një sezon zhgënjyes. Futëm duart thellë në xhepa për të bërë investime sepse menudam se do na vlenin në Europë. Trajnerët në asnjë moment nuk punuan të qetë, gjë të cilën e transmetuan te lojtarët. Gjërat vazhduan zinxhir deri sa arritëm të luanim me Vllazninë për të mos shkuar në play out. Kthyem sytë nga Italia sepse dihet që janë nga ana taktike më të mirët në botë, por mungonte aspekti më i rëndësishëm, ai psikologjik.

I kam thënë djemve të dalësh kampion është e vështirë, por të dalësh për herë të dytë është akoma më e vështirë. Lojtarët që erdhën nuk arritën të hynin në sintezë me grupin, që prishi edhe harmoninë. Kjo ishte edhe arma jonë më e fortë. Nëse do fitonim në derbi mund të ishte Tirana ajo që do luftonte për mbijetesë dhe ne duke luftuar për kampion. Humbja në derbi dhe largimi i menjëhershëm i Lerdës ndoshta ishte një faturë që ne e paguam shumë shtrenjtë. Fakti që italianët dështojnë ndoshta lidhet me arrogancën që vijnë nga një vend shumë më lart se ne dhe nuk përshtaten me lojën tonë.

Në derbi i thashë Demit që e vetmja mënyrë për të mundur Tiranën ishte me Kalarin në stol. Kujtoj dhe fjalët e Trashit në fund “Sa mirë që luajtëm kështu, sa qetë”. Arsyen e vërtetë të largimit e dinë vetëm ata. Nuk mendoj se ka qenë frika nga Covidi. Ishte një mënyrë fine që zgjodhën për të shmangur përgjegjësinë që do i vinte më pas”, ka thënë Olsi Rama./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online