Hajnkes: Dominuam dhe kishim portier super

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Jup Hajnkes, ishte mjaft i kënaqur nga fitorja kundër Leverkuzenit në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë, por më shumë iu kënaq dominimit në aspektin e lojës: “Ishte një paraqitje e shkëlqyer ndaj një kundërshtari cilësor. Ne ishim shumë të motivuar dhe të përqendruar te ndeshja, dëshironim shumë të shkonim në Berlin dhe ishte një nga ndeshjet tona më të mira prej shumë kohësh. Skuadra ime ka shumë eksperiencë dhe është shumë e zgjuar, dimë gjithnjë ta gjejmë golin. Dominuam dhe bëmë një punë të shkëlqyer, edhe pse Sven Ulrajsh na shpëtoi disa herë para se të pësonim golin e parë të ndeshjes”.

Myler Njeriu i Ndeshjes: Më i miri ishte portieri ynë

Tomas Myler shënoi 3 gola ndaj Leverkuzenit dhe u shpall Njeriu i Ndeshjes në përfundim të sfidës ku Bajerni siguroi finalen e Kupës së Gjermanisë. Megjithatë, sulmuesi i kombëtares gjermane pati fjalë shumë të mira për portierin Ulrajsh: “Skuadra funksionoi shumë mirë, e merituam këtë fitore dhe luajtëm një ndeshje të madhe. Tani duam edhe më shumë, e ndiejmë që jemi në një moment të veçantë të sezonit. Pati një moment kur ndeshja ishte e hapur – pastaj Ulrajsh kreu dy pritje fantastike. Ai është në formë të jashtëzakonshme dhe jo më kot presidenti Hënes e ka quajtur Njeriu i Vitit. Ai shpesh na mban në lojë me pritjet e tij, bën gjëra që nuk janë pjesë e ABC-së së portierit”.

Ulrajsh: Nëse shkoj në Botëror…

Portieri Sven Ulrajsh zakonisht është një rezervë që nuk bie në sy, sepse Manuel Nojer është një gjigant në portën e Bajernit, Megjithatë, titullari i Gjermanisë ka kohë që është i dëmtuar dhe kjo i ka dhënë shansin portierit rezervë të tregojë se nuk paguhet kot. Një rritje e vazhdueshme, aq sa tashmë edhe presidenti i Bajernit Uli Hënes e ka lavdëruar publikisht, ndërsa kundër Leverkuzenit kreu disa pritje fenomenale, njëra prej tyre ndaj Belarabisë në fillim të pjesës së dytë, kur Leverkuzeni mund të barazonte. “Jemi të lumtur që po shkojmë në Berlin dhe mendoj se në këtë pikë të sezonit vetëm trofetë kanë vlerë, kur je kaq pranë. Pritja ndaj Belarabisë ishte shumë e rëndësishme, sepse Leverkuzeni do të merrte zemër, në një moment që nuk po luanim mirë. Kombëtarja? Do ishte një nder i madh për mua, por nuk e mendoj Botërorin”, deklaroi portieri 29-vjeçar, i cili luajti ndeshjen numër 50 me fanellën e Bajernit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online