Hajdutët që vodhën medaljen e Stefano Piolit bëjnë budallallëkun e madh, më pas policia i trokiti në derë

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, zbuloi pak ditë më parë se dikush i vodhi medaljen nga festimi i titullit. Pioli arriti ta çojë Milanin drejt titullit të kampionit të Italisë pasi tifozët e këtij klubi e prisinin Skudetton prej 11 vitesh. Kuqezinjtë festuan titullin në stadiumin Mapei pas fitores ndaj Sassuolos dhe më pas festimet vazhduan në Milano.

Mirëpo, gjatë festës në stadiumin Mapei, ka ndodhur një incident për shkak të vjedhjes së medaljes së Piolit. Trajneri i Milanit e ka bërë të ditur publikisht këtë dhe ka kërkuar që t’i kthehet medalja sepse është e vetmja që ka arritur të fitojë si trajner. Askush nuk u pendua pas kësaj, por hajdutët u gjetën për shkak të marrëzisë së jashtëzakonshme që bënë.

Ata e postuan foton në Instagram dhe mburreshin se e kishin medaljen e Piolit dhe djali që e vodhi më pas ripostoi foton e medaljes dhe madje etiketoi trajnerin e Milanit. Por policia ka arritur të shkojë në vendin e tij dhe e ka lokalizuar mëngjesin e sotëm. Ata arritën ta gjenin në shtëpi dhe ta arrestonin dhe gjetën medaljen që më në fund iu kthye trajnerit të Milanit.

Drejtuesit e Serisë A i premtuan Piolit dje se do të merrte një kopje të medaljes nëse nuk gjendej origjinali sepse dyshonin se do të ndodhte, por për shkak të lëvizjeve tepër idiote të hajdutëve, medalja u gjet përfundimisht dhe iu kthye Piolit. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online