Portieri i Lacios dhe Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka vuajtur gjatë kësaj vere nga një problem në shpinë. Shtatlarti nuk është stërvitur rregullisht, ndërsa vetëm gjatë kësaj jave ka nisur përgatitjet me një ngarkesë më të lartë. Shqiptari ka kërkuar që të luajë në dy ndeshjet e radhës miqësore me Triestinan dhe Spalin, por trajneri Inzagi nuk do ta rrezikojë.
Nga krahu tjetër, tekniku i portierëve, Adalberto Grigionil, ka një simpati të madhe për portierin dhe ka qëndruar gjatë gjithë kohës duke e shtyrë. “Bravo Thomas, bravo. Vazhdo”, – dëgjohen të bërtiturat e tij në seancat stërvitore të Lacios.
Nuk ka dyshime për hierarkinë e klubit italian, pasi Strakosha është portieri i parë, Silvio Proto i dytë, ndërsa i tretë do të jetë Guerreri. Lacio është i blinduar në portë këtë sezon.