“Hajde shikoje pak Lionel Mesin”! Lojtari te Legia tregon thirrjet për Ernest Muçin: Bën diçka të madhe dhe zhduket, edhe mua më del një driblim në 10 herë…

Çfarë po ndodh me Ernest Muçin? Kjo është tema e ngritur sërish në mediat polake dhe me të drejtë. Kur lojtari i Tiranës shkoi te kampionët polak, asokohe trajneri Michnieëicz guxoi të shprehej pasi e pa në stërvitjen e parë: “Nuk do të quhet më Ernest Muçi, por Ernest Mesi”.

Megjithatë talenti shqiptar nuk rezultoi i tillë dhe e kishte të vështirë të ambientohej. Disa gola spektakolar janë shënuar në kohë të ndryshme, por vazhdimësinë e kishte të pamundur për ta mbajtur. E në kohën aktuale, trajneri Vukovic e ka kthyer në futbollist stoli. Por çfarë ndodh realisht me këtë element?

Igor Lewczuk, lojtari që më parë ka qenë pjesë e Legias së Varshavës, tregon impresionimin e lënë nga Muçi në stërvitjen e parë. Teksa vetë po kryente stërvitje të diferencuar, ai tregon thirrjet që i bënë shokët e ekipit për ta krahasuar me Mesin. Ndërkohë është prekur edhe problemi i lojtarit të Shqipërisë.

“Trajneri e goditi me shprehjen e tij. Mbaj mend që pas stërvitjes së parë që u shfaq Muci, unë po stërvitesha individualisht. Më thërrisnin shokët dhe më thoshin: “Hajde shiko, çfarë Lionel Mesi”. Po, është e vërtetë, bëri përshtypje të madhe në lojën një me një, mund të gjuante fare mirë nga distanca me të djathtën. Trajneri na tha atëherë se Muci ka disa zakone të rinjsh që duhen eleminuar hap pas hapi. U përfol edhe se nuk po i pëlqente pozicioni në ekip, priste më shumë, por nuk mbaj mend të ketë pëshpëritur për trajnerin.

Është lojtari i qetë dhe e ka kuptuar situatën e tij. Më pëlqejnë shumë këto tipe lojtarësh, që janë kaq teknikë. Më pëlqen t’i shikoj për vetë mënyrën sesi ata luajnë. Kështu është edhe Muçi, mund të bëjë shumë. Por mos të harrojmë se në futboll është më e rëndësishme vazhdimësia. Ernesti bën diçka të madhe dhe më pas zhduket për ndeshje me radhë, që të rikthehet më pas për të ndezur sërish. Një herë në disa dhjetëra tentativa, do të më dalë edhe mua një driblim. Ndoshta në një ekip tjetër përveç Legias do të mjaftonte, por sigurisht që këtu jo”, tha Leëczuk. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online