Haifizi: Kritikat? Asgjë personale me De Biazin!

Astrit Hafizi, ish-trajneri i Shqipërisë, për Supersport, në studion kuqezi u shpreh në lidhje me suksesin në Haifa: “Lojtarët u përgjigjën mjaft mirë, atë që kërkoja dheun. Personaliteti i tyre, sjellja në fushë, marrëdhënie në fushë. Përqendrim maksimal i tyre. Kuptohet, në këtë bën pjesë edhe De Biazi.

Të jemi të kujdesshëm nëse nxjerri,m përfundime. Kritikat i kam bërë për ekipin dhe jo personale. S’kam asgjë kundër De Biazit. Të mos harrojmë që edhe me Maqedoninë fituam për fije të perit, ndaj s’treguam supremaci. Kjo ishte fitorja më e rëndësishme në këto eliminatore. Shumë pak gabime”.

“Kishim qetësi, siguria në shkallën superiore. Edhe Mavraj tha nuk kemi gabuar fare. Këto jan gjërat të cilat ndoshta bënë që të ishim më të bashkuar dhe komunikues me njëri-tjetrin. Nëse kjo na vendos në gjumë, do të ishte gabim. Të mos flasim për Italinë dhe Spanjën”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *