Mançester Siti dështoi të fitojë mbrëmë në “Tottenham Stadium” ndaj vendasve, që arritën të shënonin me koreanin Son dhe ta mbyllnin ndeshjen 1-0. Ekipi i Guardiolës humbi një penallti me Agueron, i cili u eklipsua nga pritja e Hugo Loris. Me këtë hap Totenhemi shkon më i sigurt në “Etihad Stadium” për sfidën e dytë.
Mesfushori i “qytetarëve”, Ilkaj Gyndogan, ndihet i zhgënjyer me humbjen dhe pas kësaj disfate nuk e sheh akoma Sitin si një skuadër të madhe. 28-vjeçari është i mendimit se nëse penalltia nuk do shpërdorohej, ata do e mundnin Totenhemin. Turku shprehet se u mungoi guximi dhe bënë shumë gabime. Ai mendon se këto gjëra nuk ndodhin në një ekip të madh.
“Nuk ishim mjaftueshëm të guximshëm dhe kemi bërë gabime elementare. Jemi shumë nervozë në takimet e Champions League. Në ndeshje të tilla gjithmonë duhet të bësh diçka speciale, sepse jemi në një kompeticion shumë prestigjioz. Nëse do e shënonim penalltinë, atëherë do ta vendosnim poshtë vetes kundërshtarin. Këto gjëra nuk ndodhin në një ekip të madh, kështu që ne nuk jemi akoma i tillë”, deklaroi mesfushori për “Sport Bild”.