Një pjesë e madhe e futbollistëve nisin karrierën e trajnerit pasi lënë futbollin, ndërsa të tjerë zgjedhin një rrugëtim ndryshe. Dikush është me fat dhe një ofertë e mirë bën që ta nisë punën si trajner në një klub të pranueshëm, e dikujt tjetër i duhet të zbresë shumë poshtë.
Sol Kembëll ka lujtur me ekipe si Totenhemi dhe Arsenali. Më kombëtaren angleze numëron 73 ndeshje të zhvilluara. 44-vjeçari me origjinë nga Xhamajka synonte prej kohësh një ofertë për të treguar se vlen edhe në stol.
Një telefonatë e marrë në nëntorin e kaluar e surprizon dhe befason jo pak. Nga ana tjetër e telefonit i ofrohej drejtimi i Macclesfield, ekip që garon në divizionin e katërt të futbollit anglez (League Two). Ekipi ndodhej në vend të fundit dhe kriza e kishte pushtuar. Probleme ekonomike, lojtarë pa rroga, mbijetesa ishte 7 pikë larg dhe asnjë dritë në fund të tunelit.
Klubi kishte një histori 143-vjeçare, por pa suksese dhe triumfe që vlejnë. Soli pranon sfidën dhe nis punën në ekipin që përfaqëson një komunitet prej 50 mijë banorësh, ndërsa stadiumi modest mban vetëm 5 mijë tifozë. Lojtarët nuk kishin parë rroga prej 4 muajsh, ndërsa ekipi stërvitej në një shkollë, rreth 30 km larg qytezës.
Trajneri dëshiron të provojë se di ta bëjë këtë rol dhe ëndrra e madhe është shpëtimi nga kategoria. Puna e madhe nis për të përfunduar në barazimin kundër Kembrixh Junajtid.
Ndeshja e djeshme e zhvilluar në shtëpi përfundon 1-1 dhe ekipi i Kempbëll siguron shpëtimin pas 7 fitoreve dhe 11 barazimeve të siguruara në 27 ndeshje me ish-mbrojtësin e famshëm në pankinë.
Një kryevepër e Kembëll, i cili ka rikthyer emocionet dhe shpresat te Macclesfieldi, ndërsa lojtarët kanë arritur të marrin edhe rrogat e muajit mars.
“Dëshiroj të qëndroj, por dua të planifikoj një sezon të plotë dhe të kem njëfarë buxheti. Më është dashur të punoj pa para, kam kërkuar, huazuar dhe përdorur kontaktet e mia. Ishte tepër e vështirë dhe presioni ishte i madh. Askush nuk dëshironte të merrte drejtimin e ekipit kur e mora unë, por dhashë zemrën dhe shpirtin tim në këtë aventurë”, thekson sot krenar Sol Kembëll.
Njësoj si Ilir Daja, trajneri i Flamurtarit. Ky i fundit mori drejtimin e kuqezinjve në verë dhe është akoma në Vlorë. Problemet e shumta financiare nuk e kanë penguar, madje ai ka merita të mëdha që ka arritur të motivojë lojtarët pa asnjë kacidhe dhe të arrijë rezultate pozitive.
Djemtë e tij renditen të tretët, kanë zhvilluar një kampionat pozitiv dhe në qytetin bregdetar nuk shihej prej kohësh një trajner i tillë, i cili arrinte të mbyllte një sezon të plotë në drejtimin e krenarisë së vlonjatëve.
Get in Sol, we’re delighted for you! ??
? November 27: Takes over at Macclesfield, who sit bottom of League Two, seven points from safety with two wins from the first 19 games
? May 4: Finishes on 44 points to end up three clear of relegation and guarantee League Two status pic.twitter.com/aj4p65K4Tk
— Arsenal FC (@Arsenal) May 4, 2019