Guri, “kuksian” deri në fund të sezonit

Sindrit Guri do ta mbyllë sezonin si kuksian. Për shkodranin ishte një ofertë e majme nga Korja e Jugut, por duket se ky transferim nuk është realizuar, pasi merkato në vendin aziatik është mbyllur dje. Edhe pse Kukësi kishte në dorë një shifër relativisht të lartë, interesi i disa klubeve europiane dhe vetë dëshira e lojtarit për të luajtur në një kampionat më elitar, kanë çuar në mosrealizimin e këtij transferimi.

Guri është një nga lojtarët më të spikatur në këtë sezon dhe me siguri në verë do e shohim të transferohet në një nga kampionate e mëdha europiane. Deri atëherë Gurit do i duhet që të bëjë mirë të kampionët e Kukësit.

Edhe drejtori sportiv Nderim Nexhipi, i cili u pyet sot në konferencë për shtyp në lidhje me Gurin sqaroi: “Guri nuk ka asnjë mundësi të largohet deri në fund të sezonit, pasi është një lojtar i rëndësishëm për ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online