Guerrilsat e kanë me Takajn: Hajde shihe ndeshjen me ne!

“Ultras Guerrils” kanë dalë me një reagim në  faqen e tyre në “Facebook”. Mbështetësit e Partizanit kanë garantuar se nuk do të ketë asnjë incident në ndeshjen me korçarët, por njëkohësisht kanë ftuar presidentin e Skënderbeut që ta ndjekë me ta ndeshjen së bashku me ta.

Tifozët e kuq bëjnë dhe ironi me numrin një të korçarëve duke i kujtuar trukimet dhe duke e këshilluaë që bilancet t’i bëjë së bashku me bilancet e dhunës në stadium.

“Nesër i gjithë stadiumi do të buçasë e ushtojë, pa u ndalur minutë pas minute, plot pasion e krenari ! Së bashku deri në fitore …

Hajdeni të gjithë, mbështetja tashme duhet më shumë se çdo herë!

Nga ana tjetër ftojmë publikisht presidentin e ekipit të trukimeve, i cili duhet theksuar që është i prekshëm dhe pa prapavijë politike të vijë ta shohë në tribunën tonë ndeshjen, bashkë me ato që gatuan skenarin e ndeshjes së fazës së parë. I rikujtojmë që në vitet e fundit asnjë incident nuk ka ndodhur në Tiranë, sa here është zhvilluar kjo ndeshje, kujtojmë që dhe nesër ndeshja zhvillohet pa polici, por garantojmë që asnjë steëard nuk do ja mësyjë me gurë tifozeve miq.

E ftojmë të marrë dhe bilancet e dhunës sonë me vete e t’i krahasojmë qetësisht bashkë me bilancin e tij trukimeve. Në fund të dalim në konkluzionin se kush është dhunuesi i vërtetë i kësaj loje.

Ne te pasionit apo ti i biznesit të trukimeve…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *