Ndeshja gjysmëfinale e Champions League mes Bayernit dhe Real Madridit, e cila u luajt të martën mbrëma, u shikua në mbarë botën dhe sigurisht që nuk i rezistoi dot një nga trajnerët më të mirë të ditës së sotme, Pep Guardiola.
Edhe pse Vinicius ishte emri i parë i Realit me dy gola të shënuara, Pep Guardiola është i kënaqur me mjeshtrin nga mesfusha.
“Nëse e lini të udhëheqë topin dhe të ndërtojë lojën, atëherë ai e bën më mirë se të tjerët. E rëndësishme është t’ia kalosh topin atij”, tha Guardiola pas ndeshjes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/