Guardiola: Do investojmë 1.000 milionë euro

Cila është mënyra për të triumfuar edhe në Europë? Nëse quhesh Real Madrid është e lehtë, fanella peshon shumë dhe më milionat e Florentino Perezit është gjithçka e thjeshtë, sepse çdo futbollist ëndërroj të shkojë në Madrid.

Po nëse je Mançester Siti dhe në histori nuk ke bere asgjë në kupat e Europës? Trajner me emër dhe shpenzime pa fund ka qenë zgjidhja deri tani,  por që ka vlejtur vetem për triumfin në Angli, ashtu si PSG në Francë.

Me sa duket, sheikët e Mançester Sitit nuk dorëzohen dhe të nxitur edhe nga të ardhurat kolosale të Sitit, kanë vendosur të shtojnë shpenzimet në merkato, sipas trajnerit Pep Guardiola, i cili në një intervistë për Sport Bild paralajmëron shpenzime monstruoze, edhe pse nuk kuptohet nëse e ka me shaka apo seriozisht.

“Do të investojmë shumë, ndoshta 1.000 milionë euro. Pa futbollistë cilësorë është e pamundur të luajmë futbollin cilësor që duam. Sot lojtarët më të mirë në botë kushtojnë shumë, ndaj do duhen shpenzime madhore. Pa këto investime, do të duhet një mrekulli dhe unë nuk jam i aftë ta bëj”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online