Grumbullohet Kosova U21, përfaqësues nga Zvicra, Suedia dhe… Superiorja

Trajneri i përfaqësueses U21 të Kosovës, Rafet Prekazi, ka bërë të ditur listën me 25 lojtarët që do të grumbullohen për ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Turkmenistanit dhe Maltës.

Në listën spikasin e emrat e Leotrim Kryeziut të Luganos dhe qendërmbrojtësit Kreshnik Hajrizi, lojtar ky i skuadrës kampionë të Zvicrës Jang Bojs. Ndërkohë është ftuar dhe Alfred Ajdareviç, vëllai i vogël i futbollistit të kombëtares shqiptare Astrit Ajdareviç.

Sytë e trajnerit Prekazi kanë qenë edhe nga Kategoria Superiore, ku ka grumbulluar mesfushorin e Teutës, Roni Gashi. Ky i fundit në verë la Lirinë e Prizrenit dhe u transferua te durrsakët, ku u bashkua me Bledi Shkëmbin, të cilin e pati trajner te bardhezinjtë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *