Barcelona është pranë nënshkrimit me Antuan Grizman. Francezi lajmëroi largimin nga Atletiko e Madridit dhe katalanasit janë favoriti kryesor për ta marrë. Klauzola e blerjes së tij është 120 milionë euro. Ai pranon edhe një ulje të pagës me rreth katër milionë euro vetëm që të jetë përkrah Mesit në sulmin blaugran.
Është pikërisht “pleshti” argjentinas, që sipas “Fox Sports”, anullon operacionin e blerjes së kampionit të botës. Leo dëshiron diçka tjetër, një golashënues të madh. Ai do yllin e Totenhemit, Herri Kejn. Mësohet se Leo i ka kërkuar drejtuesve të orientohen në blerjen e anglezit.
Gjithashtu i është shprehur Valverdes të organizojë një skemë të re 4-3-1-2. Mesi do të qëndronte para dyshes Kejn-Suarez për t’i dhuruar sa më shumnë topa atyre. Kështu Barça do të kishte dy “vrasës” para portës.