Grintë dhe shpirt luftarak/ Vllaznia si Brazili! Shumë kritika dhe pesimizëm, ja pse Migen Memelli është ajo që i mungonte Shkodrës

Në momentin kur Migen Memelli iu bashkua Vllaznisë, kishte shumë reagime në Shkodër dhe nuk ishin aspak të mira. Ambienti kërkonte një trajner vendas, me Armando Cungun dhe Edi Martinin që ishin gati për të marrë këtë përgjegjësi.

Dy trajner fantastik, me rezultate mbreslënëse dhe që e kanë treguar veten e tyre në eksperiencat e mëparshme. Por kjo nuk do të thotë se Migen Memelli ishte zgjedhje e gabuar, përkundrazi. Në fakt në Shkodër është si Brazili, pasi nxjerrin shumë futbollistë dhe trajnerë, ambienti atje e ka të vështirë që të përtyp “një të huaj” në territor.

Memelli është një “trajner i ri” dhe është në të mirë të gjithë futbollit shqiptar që ujërat të ndryshojnë, figurat të ndryshojnë. Në kohën kur ky teknik ka drejtuar Skënderbeun ka treguar se ka grintë dhe shpirt luftarak në ekipet e tij.

Ndonjëherë edhe duke ngritur zërin më tepër se duhet dhe kjo është pikërisht vlera që do të transmetohet te Vllaznia. Në sezonin e shkuar, shkodranët ishin një skuadër e përgjumur, që dremisnin gjithë kampionatin dhe zgjoheshin për vetëm 90 minuta, sa herë që përplaseshin me Tiranën dhe Partizanin. Ndoshta koha do të tregojë se drejtuesit e Vllaznisë gabuan, por fillimisht duhet të presim një ndeshje nga Memelli dhe më pas të japim vlerësimet tona, jo pa dalë ende ekipi në fushë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online