Kombëtarja e femrave do të përballet me Skocinë në kuadër të Eliminatoreve të Botërorit dhe trajneri, Armir Grima, ka shpallur listën e lojtareve të grumbulluar. Shkodrani i stolit të femrave ka dalë në konferencë për shtyp në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” dhe ka shpallur listën prej 19-futbollistesh.
Shqipëria bën pjeë në grupin e dytë të së bashku me Zvicrën, Bjellorusinë, Poloninë dhe Skocinë. Ndeshja përballë Skocisë zhvillohet me datë 4 shator, ora 17:00 dhe hyrja për tifozët do të jetë falas. Vllaznia mban vendin e parë me lojtaret e grumbulluara me plot nëntë të tilla.