Grezda “yll” në Skoci, vlerësohet si më i miri i javës!

Eros Grezda është një prej lojtarëve prej të cilët presim shumë. Anësori u transferua një Skoci te ekipi i Rejnxhërist, por ju desh pak kohë për të marrë veten nga lëndimi dhe për të treguar vlerat e tij. Ndaj Madhëuell gjakovari shënoi dy gola dhe dha edhe një asist në suksesin 7-1 ndaj Madhëuellit.

24-vjeçari është bashkuar me Kombëtaren e Shqipërisë, por në Skoci nuk kanë të ngalur vlerësimet për të. Sot, Federata e Skocisë ka publikuar dhe formacionin e javës, me Grezdën që jo vetëm është në mes 11 lojtarëve më të mirë, por është konsideruar dhe si ylli i këtij formacioni. Federata skoceze vë në dukje dy golat dhe asistin e lojtarit kuqezi, duke e komplimentuar për paraqitjen e tij.

Grezda la Osijekun për të shkuar te Rejnxhërs, ku trajnohet nga një emër si Stivën Xherard. Lojtari anësor ka luajtur vetëm 16 minuta në kampionat duke shënuar dhe dy gola. të gjithë presin shumë nga Grezda, i cili tashmë ka mundësinë për të bërë nj tjetër hap të madh për të shkuar dhe më lart në futbollin e madh europian.

https://www.instagram.com/p/BqIHbFql3DB/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *