Eros Grezda ishte një nga lojtarët që spikati më së shumti në ndeshjen ndaj Jordanisë, pasi kishte disa raste për shënim. Sulmuesi foli për “Supersport” në përfundim të takimit.
“Trajneri donte të provonim diçka të re. nuk ishte pasqyra e vërtetë, pasin nuk u paraqitëm dhe aq mirë,. Nuk isha në formën time më të mirë dhe për shkak të një lëndimi që kisha pësuar. Djem jam stërvitur për të parën herë, me Izraelin do të jem në formën më të mirë”.
“Flasim shumë me trajnerin. Nuk është kualiteti gjëja parësor,e nëse japim 100% do të shpërblehemi. Bëmë mirë, por ndeshja me Izraelin është më e rëndësishmja. Uroj që çdo lojtar të jenë në formë për atë ndeshje”.
“Të gjithë i dinë aftësitë e mia. Nuk kisha luajtur prej shumë kohës, kam pasur pak minuta në klub dhe sot luajta në një pozicion që kisha luajtur vetëm një herë, nuk është ndeshja ime më e mirë, por do tentoj që të përmirësohem”