Greqia mahnitet nga Hasi: Një kryevepër në Beograd!

Nëse deri dje debatet ishin të të mëdha në Greqi, rreth faktit që një shqiptar do të drejtonte Olimpiakosin, në një ambient të vështirë dhe të mbushur me shfaqje racizmi, sot kanë heshtur të gjithë.

Besnik Hasi e ka nisur me një fitore mbresëlënëse në Beograd, ndaj Partizanit, duke u dhënë një leksion taktike serbëve.

Kishte idetë e tij, bëri revolucion në skuadër dhe e sulmuan jo pak, por tashmë Hasi u ka treguar edhe grekëve se sa vlen.

Mediat greke janë unanime, fitorja në Serbi ishte një kryevepër taktike e Hasit. Gazzetta.gr i dedikon një ediotiral trajnerit shqiptar, duke e vlerësuar pa masë: “Ajo fitore u ndërtua prej tij dhe merita i shkon vetëm Hasit, i cili ka ndërtuar një skuadër të disiplinuar dhe të qartë në veprime, me reparte të ndara pastër. Ajo ndeshje në fushën e Partizanit ishte e vështirë për shumë arsye, pasi Olympiacos hasi në shumë pengesa por rezultoi një fitore e lehtë. Është vetëm ndeshja e parë, nuk duhet kaluar në eufori, por puna e mirë që Hasi ka bërë duhet njohur, për pjesën tjetër do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë”.

Edhe  “Sportdog.gr” veçon punën e bërë nga Hasi, i cili taktikisht e ka ndryshuar shumë Olimpiakosin: “Trajneri mori vendimet e duhura dhe bëri një punë të shkëlqyer duke hedhur në fushë lojtarët më të mirë për të dominuar Partizanin në një fushë shumë të nxehtë. Tani askush nuk mund ta kritikojë trajnerin e guximshëm shqiptar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *