Greqi, presidenti i Olimpiakosit në gjyq për trukime

Një gjykatë greke vendosi sot se pronari i Olimpiakosit dhe Notingam Forestit, Vangjelis Marinaqis, duet të dalë në gjyq, me akuzën e trupimit të ndeshjeve në futbollin grek.

Biznesmeni i njohur 50-vjeçar është emri më i njohur mes 28 të arrestuarve të cilët do të dalin në gjyq, pas një hetimi në lidhje me rezultate të dyshimta ndeshjes.

Marinaqis, i cili tha se deri në përfundim të procesit do të kalojë detyrën e presidentit te zëvendësi i tij Janis Moralis, ka mohuar çdo akuzë.

Nuk ka ende një datë për gjyqin, që mund të zhvillohet vitin e ardhshëm.

“Jam i pafajshëm dhe do të konfirmohet kur të nisë procesi, ndërkohë që më parë edhe Gjykata e Apelit në Athinë ka hedhur poshtë akuzat për mashtrim, pjesëmarrje në organizata kriminale, zhvatje dhe nxitje për të shkaktuar trazira. Deri në përfundim të procesit ligjor, kur do të jem pastruar nga çdo akuzë, propozoj që zëvendëspresidenti Janis Moralis të marrë drejtimin e klubit”, tha Marinaqis, në një komunikatë publikuar në faqen e Olimpiakosit.

Ndër të tjerë, nën akuzë janë edhe ish-zyrtarë të Federatës Greke të Futbollit, ish-arbitra, vëzhgues dhe futbollistë. Nën hetim kanë qenë shumë ndeshje të periudhës 2011-2013. Edhe më parë ka pasur shumë akuza e hetime në Greqi, ndërkohë që trukimet në dekadën e fundit kanë prekur nivele skandaloze, aq sa kategoritë e ulta greke nuk kuotohen më në tregun ndërkombëtar dhe sidomos në Azi, ku luhen shumat më të mëdha të parave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *