Apeli korrigjon Disiplinën, Flamurtari do të luajë me tifozë kundër Skënderbeut!

Më në fund një lajm i mirë për Flamurtarin, sepse dënimi pej 4 ndeshjesh i stadiumit Flamurtari është ulur në Apel. Komisioni i Apelit është mbledhur sot dhe ka vendosur që klubit kuqezi t’i përgjysmohet dënimi, nga 4 në dy ndeshje.

Kjo do të thotë se Flamurtari duhet të luajë vetëm ndeshjen ndaj Skënderbeut pa tifozë, duke qenë se ka ezauruar një ndeshje dënim. Megjithatë, në bazë të rregullores, Flamurtari mund të shlyejë gjysmën e dënimit duke paguar, ndaj tashmë Sinan Idrizi ka në dorë të vendosë nëse do të paguajë apo jo.

Interesante është se Apeli njofton se vendimi mund të apelohet në CAS, në Lozanë (!). Aty duhen 6 muaj për shqyrtimin e një çështjeje, ndërsa Flamurtari-Skënderbeu luhet të mërkurën e ardhshme. Nejse, këto janë perla shqiptare.

Ndërkaq, Renato Hyshmeri ka përfituar një ulje të lehtë nga dënimi prej 10 ndeshjesh që mori më 13 tetor nga Disiplina. Tani dënimi është ulur në 7 ndeshje dhe mesfushori i Elbasanit do të mungojë edhe 3 ndeshje, nëse nuk paguan pjesën e mbetur.

 

VENDIMET

1) Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 13.10.2017 (pika 9) të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF si meposhte:

Lojtari i KF “Elbasani”, Renato Hyshmeri, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

2) Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 27.10.2017 (pika 1) si meposhte:

“Flamurtari” F.C, për përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve duke përdorur parrulla e shprehje ofenduese e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me zhvillimit e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online