“Goma rezervë”! E garantoi me babain që do të luajë me Kosovën, Andi Zeqiri “i ha në besë” dhe del te Zvicra për Europian

Një tjetër futbollist për të cilin është luftuar shumë nga ana e Kosovës u kthye tashmë në kapitull të mbyllur. Këtë herë bëhet fjalë për sulmuesin 21-vjeçar që luan në “Premier League” me Brighton, Andi Zeqiri.

Ky i fundit ishte garantuar që do të luante për Kosovën, ndërsa edhe babai i tij ishte shprehur në këtë mënyrë. Por si gjithmonë nga futbollistët luhet edhe jashtë fushës së blertë, ku zgjedhjet e dyta mbahen si gomë rezervë nëse e para të lë në mes të rrugës.

E zgjedhja e parë për Andi Zeqirin ka qenë gjithmonë Zvicra. Nuk mund të shpjegohet ndryshe fakti që emri i tij figuron në listën e helvetëve për Europianin, duke mbyllur përfundimisht diskutimet mbi zgjedhjet e Kombëtares. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *