Golovin “driblon” Juventusin dhe zgjedh Francën

Aleksdandër Golovin zgjedh Francën për të vazhduar karrierën. Mesfushori ofensiv që tërhoqi vëmendjen në Kupën e Botës me Rusinë, ishte shndërruar në një prej objektivave të Juventusit, por edhe të Çelsit në merkato, megjithatë ai i befasoi të gjithë.

Golovin pritet nga Monako për të kryer vizitat mjekësore dhe të firmosë kontratën me klubin nga Principata. Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, ylli i CSKA-së së Moskës do të paraqitet sot në Monako, ku do të firmosë kontratën që e lidh me ekipin e ri për 4 vitet në vazhdim.

Lajmi është konfirmuar edhe nga e përditshmja ruse, “Sport Express”. Me transferimin e Golovin drejt Ligës së Parë franceze, Monako do të derdhë 30 milionë euro në arkat e klubit moskovit. Pikërisht çmimi gjithmonë në rritje i 22-vjeçarit ishte arsyeja përse Juventusi u tërhoq nga gara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *