Goli që i kushtoi Mançester Junajtid 10 milionë euro

Goli i realizuar nga Antoni Marsial ndaj Nju Kasëllit, jo vetëm që nisi përmbysjen për Mançester Junajtid, por i kushtoi “Djajve të Kuq” plot 10 milionë euro humbje nga arkat e klubit. Shkak është bërë klauzola e kontratës së transferimit të francezit nga Monako.

Sipas mediave britanike, përpos 41 milionë eurove të paguara për kartonin e lojtarit në klubin e Principatës, Junajtid tashmë duhet të paguajë edhe 10 milionë euro ekstra, pasi lojtari realizoi një prej objektivave personalë të përcaktuar në marrëveshjen ndërmjet dy klubeve. Sipas kontratës, pagesa do të bëhej efektive, nëse Marsial do të arrinte të realizonte 25 gola me ekipin e Zhoze Murinjos përpara vitit 2019.

Kontrata parashikonte gjithashtu edhe dy klauzola të tjera, sipas të cilave “Djajtë e Kuq” duhej të paguanin edhe 10 milionë euro të tjera, nëse Marsial do të grumbullonte 25 ndeshje me përfaqësuesen franceze, ose nëse do të ishte mes kandidatëve për “Topin e Artë” përpara vitit të ardhshëm. Por, asnjë nga këto kushte nuk është realizuar dhe të paktën në këtë rast në Mançester mund të marrin frymë lirisht.

Lojtari nuk u përfshi në listën e kandidatëve për fitimin e çmimit më të rëndësishëm individual në rang botëror, ndërsa deri më sot ka luajtur vetëm 18 ndeshje me përfaqësuesen e Francës. Prej numrit të pakët të ndeshjeve në dispozicion deri në fund të vitit, Marsial e ka të pamundur të arrijë kuotën e 25 përfaqësimeve në arenën ndërkombëtare dhe nuk do ta realizojë dot pikën e përcaktuar në kontratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online