Azerbaixhani nuk la vend për surpriza duke mundur Ishujt Faroe 2 – 0, rezultat ky që u mban gjallë shpresat për kreun e grupit. Të martën do të ndeshen ndaj Kosovës, në një “finale” që do t’u bëjë punë vetëm fitorja, në ndryshim nga vendasit që mund të pajtohen dhe me barazimin. Në 90-minutëshin e sotëm, trajneri i “dardanëve” Bernard Shaland e ka pasur fare të lehtë të dallojë lojtarin më të rrezikshëm të azerëve.
Mahir Madatov ishte protagonisti i takimit të sotëm. 21-vjeçari konsiderohet si talenti më premtues i futbollit azer. Mëgjarashi, i cili luan te Karabaku së bashku me Ansi Agollin, shënoi sot një gol fantastik nga më shumë se 30 metra. Pas këtij goli lojtarët e Kosovës me siguri do të jenë shumë të kujdesshëm ndaj të majtës së frikshme të Madatovit.