29 korriku 2018 do jetë një datë e paharrueshme në jetën e Alvaro Moratas dhe Aliçe Kampelos. Çifti i famshëm ka sjellë në jetë dy binjakë, Alesandro e Leonardo, të dy në shëndet të plotë.
Dy emra tipikë italianë, të thjeshtë, çka tregojnë sa i lidhur është me Italinë futbollisti spanjoll, i cili këto ditë mund të kthehet në Serinë A, ndoshta te Milani.
“Ka qenë një pritje e gjatë, shumë e gjatë, për këtë ditë që nuk do ta harroj kurrë. Kanë qenë vetëm 9 muaj, por për ne kanë qenë si 3 vite. Nuk kam fjalë për të të falënderuar Aliçe, faleminderit për dhuratën më të bukur dhe më të pabesueshme në botë. Çdo ditë që të njoh falënderoj Zotin që më ka bërë të të has në rrugëtimin tim. Këto muaj ke luftuar si luaneshë, jam shumë krenar për ty. Mirëserdhët në botë Alesandro e Leonardo. Dua vetëm të keni shëndet dhe të jeni të lumtur, me dashurinë që do të gjeni në familjen tonë”, shkruan ndër të tjera Morata në Instagram, duke prezantuar dy foshnjet e sapolindura, ndërkohë që edhe Aliçe në Instagram ka falënderuar Moratan për dashurinë dhe mbështetjen.