Në pritje që titullarët të firmosin kontratat e reja dhe që ekipi të kompletohet për edicionin e ri, Kamza fiton testin me Erzenin. Skuadra e Devollit fitoi me rezultatin 3-1, pavarësisht se trajneri provoi shumë lojtarë.
Titullarët zbritën në fushë prej minutës së parë në takimin e luajtur në Shijak. Xhuljo Mehmeti i aktivizuar në formacion, e shpërbleu besimin me dy gola të shënuar.
Pas minutës së 60-të, trajneri Devolli provoi thuajse të gjithë lojtarët, ndërsa Balliu realizoi edhe golin e tretë për Kamzën.
Goli i vetëm për vendasit e Erzenit u realizua nga Topllari. Për Kamzën ky ishte testi i parë i vërtetë gjatë përgatitjeve të verës, me ekipin që fundjavën e kaluar fitoi 5-0 përballë ekipit të 19-vjeçarëve të Shkëndijës së Tiranës.