Gol që në debutim, Kastriot Dermaku tund rrjetën me fanellën e re të Leçes

Kastriot Dermaku e ka nisur me një debutim ëndrrash aventurën e tij të re te Leçe. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare la Serinë A, ku luante me Parmën, për t’u rikthyer sërish në Serinë B, por këtë herë me një projekt ku do të ishte protagonist kryesor. Dhe kështu duket se po rezulton.

Shtatlarti shqiptar ka tundur rrjetën në takimin që Leçe është duke luajtur kundër skuadrës së Kremonenses. Takimi është në shifrat 1-2 dhe ishte pikërisht Dermaku ai i cili ngushtoi diferencën në pjesën e dytë. Goditja e shokut të tij të skuadrës u bllokua nga kundërshtari, ndërsa topi përfundoi më pas në këmbët e mbrojtësit 28-vjeçar. Ky i fundit shënjestron menjëherë kuadratin e portës dhe festoon kështu golin e parë me fanellën e re të Leçes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *