“Gol ishte gabimi i vetëm dhe u ndëshkuam”, Fagu vlerëson lojën e Tiranës: Peng të vetëm kam 3 pikët, e kontrolluam Egnatian

Nuk ka fitues në “Elbasan Arena”. Ka përfunduar në barazim 1-1 përballja mes Tiranës dhe Egnatias. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit. Ishte Ibrahimogluja ai që e dërgoi i pari topin në rrjetë në minutën e 74-t. Egnatia udhëhoqi deri në minutën e 97, por pa mundur të merrte tre pikët në fund. Kristal Abazaj shndërroi në gol një penallti në sekondat e fundit të lojës dhe shpëtoi bardheblutë nga humbja. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnërët dhanë përshtypjet e tyre të para për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Fagu (Tirana): “Ashtu si u zhvillua ndeshja ne kishim më shumë epërsi. Hapësira nuk lamë shumë, përveç se në rastin e golit. Ishte gabimi i vetëm në këtë ndeshje dhe u ndëshkuam. Nuk pashë rënie fizike përgjatë 90 minutëshit. E patëm në kontroll ndeshjen gjatë gjithë kohës. Mos të harrojmë që luajtëm kundër Egnatias së vendit të parë, që ka kualitete. Kështu që mendoj se ishte i drejtë barazimi. Kam pishman vetëm tre pikët”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online