“Nuk ishte penallti, ekipi im e fitoi ndeshjen”, Tetova nuk pranon humbjen: Lojtari i Tiranës e mori topin me dorë

Nuk ka fitues në “Elbasan Arena”. Ka përfunduar në barazim 1-1 përballja mes Tiranës dhe Egnatias. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit. Ishte Ibrahimogluja ai që e dërgoi i pari topin në rrjetë në minutën e 74-t. Egnatia udhëhoqi deri në minutën e 97, por pa mundur të merrte tre pikët në fund. Kristal Abazaj shndërroi në gol një penallti në sekondat e fundit të lojës dhe shpëtoi bardheblutë nga humbja. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnërët dhanë përshtypjet e tyre të para për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Tetova (Egnatia): “Patjetër që kam kontestime për penalltinë. Nuk është i drejtë rezultati. Ekipi im e ka fituar ndeshjen. Lojtari i Tiranës e ka marrë me dorë topin përpara se të hynte në zonë. Edhe në pjesën e parë, ndërhyrja e Hoxhallarit ishte penallti. Ekipi im e ka fituar ndeshjen sot. Në pjesën e parë lojë e barabartë. Në pjesën e dytë, po të ishte shënuar goli i Spahiut, do të kishte tjetër rrjedhë loja. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Një ndeshje nga ato që i ngjan ‘final four’-it. Më vjen keq për djemtë e mi. Më vjen keq për djersën e tyre për atë që bëjnë në fushë”.

Fagu (Tirana): “Ashtu si u zhvillua ndeshja ne kishim më shumë epërsi. Hapësira nuk lamë shumë, përveç se në rastin e golit. Ishte gabimi i vetëm në këtë ndeshje dhe u ndëshkuam. Nuk pashë rënie fizike përgjatë 90 minutëshit. E patëm në kontroll ndeshjen gjatë gjithë kohës. Mos të harrojmë që luajtëm kundër Egnatias së vendit të parë, që ka kualitete. Kështu që mendoj se ishte i drejtë barazimi. Kam pishman vetëm tre pikët”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online