Dris Mertens feston sot 32-vjetorin e lindjes. Belgu shënoi golin e barazimit në fitoren dramatike kundër Kaljarit, duke u ngjitur në kuotën e 17 golave për këtë sezon.
Një rrjetë e veçantë për sulmuesin, i cili numëron 107 gola me fanellën e Napolit. Sipër tij renditen vetëm tre emra: Atila Salustro (108 gola), Diego Armando Maradona (115 gola) dhe Marek Hamshik (123 gola).
Mertens dëshiron t’i kalojë të tre. Kontrata e tij përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, por rinovimi mund të vijë dhe belgu do të ketë mundësi të shkruajë emrin e tij në historinë e klubit italian.
“Dua të qëndroj këtu për të thyer rekordin e Hamshik dhe për t’u bërë pjesë e historisë së Napolit. Ndihem mirë, por duhet të flasim troç për këtë sezon. Ka shumë skuadra të forta dhe ne ndodhemi 10 pikë sipër Interit. Nëse shihemi në pasqyrë, e dimë që mund të japim akoma më shumë. E nisëm keq edhe kundër Kaljarit dhe humbëm shumë raste. Rëndësi ka që fituam për mbylljen e mirë të sezonit dhe besimin në vetvete.
Me Sarrin luanim më shumë me qarkullim topi dhe nuk bënim shumë pasime vertikale. Me Ançelotin jemi më shumë lojtarë në zonën kundërshtare. Ka më pak lojë të bukur, por jemi më të rrezikshëm përpara portës. Mua më pëlqejnë të dy modulet. Roli im ka ndryshuar me ardhjen e Karlos. Tani luaj pas sulmuesit kryesor, kam më liri në fushë dhe po dëshmoj cilësitë e mia.”
? Happy Birthday Mertens!?
? Scopri le sorprese per il compleanno di Dries ? https://t.co/jNEM8vKhHj? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/PbUbu96DIE
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) May 6, 2019