Gol dhe dedikim special, Zeneli shkëlqen në Holandë

Arbër Zeneli është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Herenven dhe në ndeshjen e djeshme kundër kundër Fortuna Sitard ai realizoi golin e dytë në fitoren 3-1 që skuadra e tij realizoi. Goli i tretë për sulmuesin anësor, i cili këtë herë shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Futbollisti 23-vjeçar ka edhe një dedikim të veçantë për golin, teksa në llogarinë e tij në “Instagram” shkruan: “Fitore fantastike sonte, ky gol është për ty gjysh”. Ai reklamoi edhe dedikimin e bërë në fanellë.

https://www.instagram.com/p/Bq3MTI0Hl9k/?utm_source=ig_web_copy_link

Gjyshi i sulmuesit u nda nga jeta në një ditë të veçantë për Zenelin. Gjithçka ndodhi më 20 nëntor, para ndeshjes që Kosova fitoi me Azerbajxhanin me rezultatin 4-0. Zeneli shënoi 3 gola në atë ndeshje, ndërkohë që familjarët e tij ia kishin mbajtur të fshehtë vdekjen e gjyshit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *