“Goditje për shkak të detyrës”! Policia vendos në pranga lojtarin në Shqipëri, kishte dhunuar arbitrin

0

Dhuna u kthye sërish në futbollin shqiptar gjatë ndeshjes së Kategorisë së Dytë mes Gramshit dhe Adës. Një fitore me rezultatin 4-0 që ka krijuar edhe një incident lehtësisht të evitueshëm, teksa në penalltinë që arbitri Besmir Lecaj akordoi për vendasit, lojtari i Adës, Valter Perndrecaj ka dalë nga vetja. Fyerje dhe goditje kishte për kryesorin e ndeshjes që i ka kushtuar shumë futbollistit. Nëpërmjet një njoftimit, Policia e Shtetit ka raportuar se është arrestuar në flagrancë Perndrecaj me akuzën e goditjes për shkak të detyrës. /Sport Ekspres/

Njoftimi i policisë

Goditi për shkak të detyrës arbitrin e ndeshjes, arrestohet në flagrancë futbollisti. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., 29 vjeç, lojtar i skuadrës së futbollit Ada, banues në Velipojë, Shkodër, pasi në stadiumin e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi-Ada, ka goditur dhe fyer arbitrin e ndeshjes, shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi nuk ishte dakort me ekzekutimin e një penalltie.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.