Goditje e madhe, shoku i ekipit te Portugalia e thotë hapur: Ne luajmë më mirë pa Kristiano Ronaldon

Një tjetër goditje vjen për Kristiano Ronaldon, këtë herë nga shoku i ekipit te Portugalia, Jose Fonte. 38-vjeçari i Lille nuk është pjesë e lojtarëve në Botërorin e Katarit dhe për këtë arsye ka folur hapur për Ronaldon.

“Portugalia ka cilësinë për ta bërë këtë në çdo ndeshje, por ne duhet të jemi të sinqertë, vetëm prania e Ronaldos në fushë e bën kombëtaren në mënyrë të pandërgjegjshme dhe automatikisht duhet të luajë për të dhe t’i japë gjithmonë topin.

Kur Ronaldo nuk është atje, Portugalia luan më shumë si skuadër dhe kjo u pa kundër Zvicrës. Ata luajtën rrjedhshëm, të përqendruar, të gjithë kontribuan dhe ishte mirë të shihej”, tha Fonte. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online