Goditja e kundërshtarit i përket të shkuarës, Grezda rikthehet me humbje te Osijeku

Eros Grezda rikthehet sërish në fushë me skuadrën e Osijek. Futbollisti shqiptar ka përfunduar pezullimin e marrë nga Federata kroate prej 4 ndeshjes. Sulmuesi u përfshi në një skandal në momentin e rikthimit të futbollit pas pandemisë. një grusht në fytyrën e kundërshtarit pas ndeshjes së Kupës kundër Rijekas bëri që në Kroaci të dilnin me një vendim të tillë për Grezdën, që megjithatë mund të quhet disi bujar pasi pasojat mund të ishin më të mëdha për të.

Por ky kapitull tashmë i përket të shkuarës dhe futbollisti i Kombëtares kuqezi ka zbritur përsëri në fushë. Eros Grezda ka hyrë si zëvendësues në minutën e 72-të të ndeshjes mes Osijekut dhe Hajdukut të Splitit. Skuadra e shqiptarit ka humbur me shifrat 1-2, teksa vetë sulmuesi nuk ka mundur të ndryshojë fatin e takimit me hyrjen e tij në lojë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online