“Halili nuk merr vesh nga kjo punë, ndryshe kur ndërhynte Berluskoni”! Analiza e Jupit: Tirana me skemën 4-6, si ekipet provinciale

E gjithë vëmendja në ditën e sotme është përqëndruar te klubi i Tiranës. Ndodhia pak minuta përpara nisjes së takimit me Laçin, atje ku Halili dhe trajneri Dede kanë pasur përplasjet e ideve mbi formacionin startues, kanë sjellë edhe largimin e teknikut. Por çfarë mendon Redi Jupi mbi këtë situatë? I ftuar në “Procesi Sportiv”, Jupi ka thënë se ndërhyrjet e presidentëve ndodhin kudo në Europë. Megjithatë duhet të bëhet një ndarje, pasi në disa raste ato sjellin zhvillim mbi ekipin, ndërsa në të tjera sjellin probleme.

“Ajo që duhet të themi është se Tirana tani nuk po e përfaqëson në mënyrën më të mirë edhe pjesën e tifozerisë së saj. Presidenti Halili ka metodën e tij dhe mënyrën e tij sesi i mendon gjërat. Po flasim shumë për këtë pjesën e ndërhyrjes, por kjo ndodh kudo. Vetëm se duhet të kuptojmë se ndërhyrja është e mirë kur vjen nga presidenti nëse bëhet fjalë për të përmirësuar ekipin.

Halili e ka treguar se nuk merr vesh shumë nga kjo punë me zgjedhjet që ka bërë. Është shumë larg le të themi me ndërhyrjet e Berluskonit te Milani që ishin në përmirësim të situatës. Ne na kanë thënë njerëz të afërt atje që kur Berluskoni ndërhynte në skuadër, kjo sillte frytet.

Shikoni t’ju tregoj një rast kur isha te Dinamo. Atëherë ishte presidenti i Dinamos, njohës shumë i mirë i futbollit që mund të më thoshte një ditë para ndeshjes që të kem kujdes një lojtar të caktuar, ta fus në lojë. I kam thënë: “Shiko, nëse e do, atëherë më thuaj që të hënën dhe le ta shohim bashkë në stërvitje”. Pra ndërhyrjet bëhen kudo, por ka një strategji. Nuk mund të ndërhysh pesë minuta para ndeshjes, kur ai lojtari nuk është projektuar që në stërvitje.

Tirana më është dukur në minutat e fundit ndaj Laçit si një ekip provincial me skemën 4-6. Pra ishin katër mbrojtës dhe gjashtë lojtarë të tjerë që ishin shkëputur tërësisht dhe Laçi e kishte shumë të lehtë që të kapte Tiranën me kundërsulmet”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online