Globe Soccer Awards: triumf i Kristianos, nderohet edhe Fenomeni

Është zhvilluar të enjten në Dubai ceremonia e Globe Soccer Awards, event ku çdo vit Shoqata e Klubeve Europiane dhe Shoqata e agjentëve sportivë nderojnë personazhet e vitit. Është një ceremoni ku ndahen shumë çmime dhe po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet edhe për faktin se po hidhen miliona nga sheikët dhe po e reklamon edhe FIFA. 

Çmimin më të rëndësishëm, atë të Lojtarit të Vitit, e fitoi Kristiano Ronaldo, i cili vjen nga një 2018 i mrekullueshëm, edhe pse në Kupën e Botës nuk ia doli mbanë me Portugalinë.

Agjenti më i mirë i Vitit u shpall agjenti i Ronaldos, Zhorzh Mendesh, një “bomber” i vërtetë në merkato.

Trajneri i Vitit u shpall kampioni i botës Didjë Deshamp, të cilit iu dha çmimi nga presidenti i FIFA-s Xhani Infantino. Ndërkaq, Fabio Kapelo u nderua me çmimin e karrierës.

Nderim karriere për Blejz Matuidi, i cili tashmë është edhe kampion bote. Pak a shumë të njëjtin çmim e mori edhe Ronaldo, Fenomeni brazilian, i nderuar për një karrierë madhështore.

Një çmim special për karrierën iu dha kroatit legjendar Zvonimir Boban, ndërsa Fabio Paratiçi u nderua me çmimin Drejtori Sportiv më i mirë i Vitit.

Ndërkaq, nderime edhe pse Atletiko Madridin, i shpallur Klubi më i mirë i 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online