Gjysmëfinalja e Champions League nuk mjafton, dalin katër emrat e trajnerëve që mund të vijnë te Interi në vendin e Inzagit

Gjysmëfinalja e Champions League që u arrit kundër Milanit nuk mjafton për trajnerin e Interit. Inzagi ka humbur dhomat e zhveshjes dhe nuk po e kontrollon dot më situatën te zikaltërit. Për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë për trajner të ri në sezonin e ardhshëm.

Pochetino, De Zerbi, Conceicao dhe Thiago Mota janë emrat e qarkulluar si trajnerët potencial për të zëvendësuar Inzagin. Te Interi është gjetur mënyra për të shuar mosmarrëveshjes përkohësisht teksa lojtarët dhe stafi kanë rënë dakort që të mos hapet asnjë polemikë në këtë fazë të rëndësishme të sezonit, derisa gjithçka të mbyllet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online