Atalanta dhe Roma! Sezoni tjetër me ndryshim te Kombëtarja, Ardian Ismajli nuk do të jetë më mbrojtësi më i nënvlerësuar i Shqipërisë

Ardian Ismajli ka mbajtur mbi supe mbrojtjen e Shqipërisë prej kohësh. Për shkak të emrave të ekipeve modeste ku ka luajtur ky futbollist, megjithëse pjesë e një prej kampionateve më të forta në botë si Seria A, ka ndikuar që Ismajli të jetë i nënvlerësuar.

Përpara emrave si Kumbulla dhe Gjimshiti që luajnë te Roma dhe Atalanta, në media flitet fare pak për mbrojtësin tjetër. Por nëse i futemi statistikave, Kumbulla dhe Gjimshiti kanë gabuar më tepër te Kombëtarja.

Thuajse në asnjë rast të vetëm Shqipëria nuk e ka pësuar një gol për fajin e Ismajlit, madje edhe në ditët e tij më të vështira të karrierës në klub. Për fatin e mirë ky sezon ka shkuar në përsosmëri për Ardianin. Në merkaton e verës pritet që ky lojtar të jetë pjesë e një skuadre më të fortë në letër se Empoli ku ndodhet aktualisht dhe atëherë në media do të diskutohet për të sesi gjatë gjithë kësaj kohe u nënvlerësua një element i tillë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online