Chelsea është eliminuar pas kohës shtesë në “Santiago Bernabeu”, megjithëse bëri gjithçka për të kaluar Realin e Madridit. Pas përfundimit të çerekfinales së dytë, Tuchel shpërthen gjatë konferencës për mediat, duke bërë të qartë sa i zhgënjyer u ndje kur shihte arbitrin të qeshte me Carlo Ancelotti-n.
“Isha i zhgënjyer kur pashë gjyqtarin të buzëqeshte dhe të qeshte me trajnerin kundërshtar. Mendoj se nuk është koha e duhur pasi pashë një lu.ftë ekipore deri në minutën e fundit. Mendova se ishte koha e keqe për ta bërë një gjë të tillë dhe i thashë edhe atij”, ka deklaruar Tomas Tuchel./Halit Delibashi-Sport Ekspres/