Gjyqi ndaj Shaqirit e Xhakës, ka “mea culpa” nga dy shqiponjat

Zvicra ndodhet në grupin B të Nations League dhe ekipi i drejtuar nga Vladimir Petkoviç do të përballet me Belgjikën dhe Islandën. Trajneri i Zvicrës ka qenë gati për të nisur konferencën për shtyp, kur të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar kanë hyrë në sallë.

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Stefan Lishtajner, Johan Zhuru, Klaudio Sulser, Jan Somer janë ulur përkrah trajnerit të tyre, ndërsa të tjerët kanë preferuar të ndjekin konferencën të ulur në një nga zona e sallës së konferencës.

Dy lojtarët me origjinë shqiptare dhe kapiteni Lishtajner kanë folur për mediat, duke iu rikthyer dhe njëherë festimit me shqiponjë gjatë ndeshjes së fituar me Serbinë në Botërorin e Rusisë. Ata kanë kërkuar falje për veprimin e bërë për herë të parë, duke mbyllur përfundimisht polemikat e krijuara.

“Do të isha budalla nëse do e bëja përsëri një veprim të tillë. Diçka e tillë nuk do të ndodhë më kurrë”, ka qenë komenti i Granit Xhakës. Për ngjarjen në fjalë ka folur edhe sulmuesi i Liverpulit, Xherdan Shaqiri. “Sigurisht, kërkoj falje, nëse njerëzit u ndjenë të sulmuar, duke e parë neshjen nëper male…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *