Gjyla: Nëse je pianist nuk e bën dot gjyqtarin  

Trajneri i Lushnjës Ilir Gjyla është shprehur pas ndeshjes me Laçin se skuadra e tij po snobohet, por ai dhe lagunarët janë ende në kampionat. “Kemi humbur takimin me Laçin. Si dhe me Skënderbeu ne kemi vendosur të aktivizojmë lojtarë të rinj, të cilët po i promovojmë. Këtu po prek rastin e Koreshit. Sa për ta ilustruar situatën goli i parë erdhi nga një gabim i gjithë repartit të mbrojtjes. Mund të them se përpara se të pësonim gol, kishim mundësi për të kaluar në avantazh. Duke lënë pas problemet, mund të them se luajtëm mirë”, është shprehur Gjyla. Trajneri i Lushnjës, foli edhe pse vinë gabimet. Sipas tij: “Skuadra është e re dhe vuan mungesën e përqendrimit. Ne po punojmë për të ardhmen. Pjesa më e madhe e formacionit do të jetë, edhe sezonin tjetër, por kemi edhe tetë lojtarë në stol. Plus mungesa të tjera ne pothuajse jemi një ekip i konsoliduar për të qenë pretendent në Kategorinë e Parë”.

Gjyla pranoi se lushnjarët i masakrojnë, por edhe i snobojnë, sepse kanë rënë në Kategorinë e Parë. “Përveç gabimeve tona në fushën e lojës, ne kemi lëvizur shumë lojtarë nga një pozicion në tjetrin. Me tre-katër ditë nuk mund të bësh dot gjë. Po ashtu, nuk them se fitoren e Laçit e dha arbitri, por penalltia e Laçit është e diskutueshme. Duhen ndarë gjërat. Dua të them vetëm diçka, ata që janë për piano le të vazhdojnë pianon, mos të merren me gjykim si arbitër. Skuadrat nuk kanë harruar se Lushnja është në kampionat. Edhe pse jemi në vendin e fundit, ne jemi ende në lojë dhe janë disa faktorë që po na ndëshkojnë. Laçi ta marrë si të dojë”, është shprehur Gjyla.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *