Gjykimi në qendër të vëmendjes, te Barcelona-Atletiko duheshin përsëritur të 3 penalltitë

Nga Klaudio Ndreca

Gjykimi ka qenë në qendër të vëmendjes te ndeshja mes Barcelonës dhe Atletiko Madridit. Nuk mund të ishte e lehtë mbajtja e një përballje të tillë ku katalanasit luanin praktikisht titullin. Përgjatë 90 minutave arbitri ka treguar tre herë shenjën e penalltisë dhe me autogolin e Diegos Kostës, përballja u mbyll në shifrat 2-2.

Shumë polemika kishte edhe për 11-metërshin e fituar nga Karasko, por që nuk mbyllet këtu. Nga pamjet e dala në rrjetet sociale tregohet se të treja penalltitë të cilat janë shndërruar në gol, dy për Atletiko Madridin dhe një për Barcelonën, nuk kanë qenë të sakta. Përpara se të futbollistët të niseshin për të goditur penalltinë, kishte hyrje në zonë nga të tjerët dhe kjo gjë nuk lejohet, ku në bazë të rregullave duhet të ketë përsëritje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online