Borusia e Dortmundit është mppshtur sot në “klasiken“ e Gjermanisë me Bajernin e Mynihut. Bavarezët kanë triumfuar me shifrat 2-3, duke treguar edhe një herë tjetër forcën e tyre. Por Erling Haland ka rezervat e veta sa i përket këtij takimit dhe gjithçka për shkak të arbitrimit. Sulmuesi norvegjez është shprehur në intervistën pas ndeshjes se gjykimi ishte skandaloz, ndërsa arbitrin kryeson e cilëson si arrogant.
“Gjykimi ishte skandaloz. Kishte një penallti të qartë për Rojsin. E pyeta gjyqtarin pse ai thjesht nuk e rishikoi situatën dhe ai me arrogancë u përgjigj se nuk kishte nevojë. Më duhet të qetësohem pak tani. Po, ai ishte arrogant dhe nuk dua të them asgjë më shumë për këtë”, ka thënë Erling Haland./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
.@ErlingHaaland: – The referee said «there's no need», like an arrogant…
(@JanAageFjortoft) pic.twitter.com/986bnUKE8X
— Viaplay Fotball (@ViaplayFotball) December 4, 2021