Gjuha shqipe “e frikshme”, sportisti i njohur braktis ceremoninë në Maqedoni

0

Çmenduritë nuk kanë fund në Ballkan, një “fuçi baruti” që nuk do të ndryshojë kurrë dhe që përfshin gjithçka, edhe sportin, atë që në fakt bashkon popujt.

Hendbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë, Stole Stoilov ka braktisur manifestimin e organizuar nga ana e Agjencisë për Rini dhe Sport, që sonte ndau çmimet për më të mirët për vitin që jemi duke lënë pas, njofton ‘infOSport.mk’. Arsyeja ka qenë përdorimi i gjuhës shqipe, gjë që e nervozoi pa masë zotërinë “patriot”, i cili u largua duke përplasur derën. E gjithë kjo kishte ndodhur në fillimin e kësaj gala mbrëmje, kur dy çmimet e para iu ishin ndarë sporteve nga shkollat fillore dhe të mesme, e që me plot meritë u kishin takuar atyre nga Çairi dhe Tetova.

Përfaqësuesi i shkollës së mesme ekonomike Bujar Ibraimi, profesor i sportit dhe kryetar i Lidhjes së Sporteve në Komunën e Tetovës, të pranishmëve u ishte drejtuar në gjuhën shqipe, ndërsa e gjithë kjo kishte nervozuar tej mase Stoilovin, i cili u largua para kohe nga manifestimi në të cilin i pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

Një gjest i shëmtuar, nga një sportist që prezanton Maqedoninë edhe në arenën ndërkombëtare, ndërkohë që nuk është i vetmi me këtë “sëmundje”, sepse me një postim në Facebook e përkrahu edhe ish-futbollisti i Rabotniçkit dhe Pobedës, Pançe Kumbev.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.