Gjueti në Gjermani, Junajtid ka rivalë për një sulmues

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Tre klube angleze i kanë hedhur sytë nga Gjermania, ku kanë piketuar një sulmues të Borusias së Dortmundit. Bëhet fjalë për danezin Jakob Brun Larsen, i cili ka pasur mundësinë që këtë vit të ketë hapësira dhe të tregojë vlerat e tij.

Sulmuesi po kërkohet nga Mançester Junajtid, Arsenali dhe Liverpuli. Sipas “The Sun”, janë “Djajtë e kuq” ata që po këmbëngulin më shumë për të afruar në gjirin e tyre Brun Larsen, i cili është vetëm 20 vjeç.

Borusia e Dortmundit mund ta humbasë atë dhe të fitojë shumën e 16 milionë eurove, që në Angli i kanë gati. Sulmuesi, sezonin e shkuar me verdhezinjtë u aktivizua në 24 ndeshje. Vetëm 16 prej tyre i nisi nga fillimi, ndërkohë që arriti të shënonte dy gola në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *