Dukshëm i mërzitur, trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka, pas ndeshjes për “Supersport” e pranoi se skuadra e tij gabon dhe nuk po gjen dot atë qetësinë që të tregojë veten.
“Ndjej shumë keqardhje. Mund të kishim bërë më pak gabime. Gabimet tona djegin pasi përkthehen në penallti ose në gol”.
“Është ende herët. Duhet të marrim maksimumin e futbollistëve, të marrim kurajo dhe të shohim përpara”.
“Ishte penallti ajo e Laçit, këtë e pranuam. Rasti që ne pretendojmë, e kam pësuar me Kukësi ndaj Sherifit të Tiraspolit, në një rast të tillë na u akordua një penallti kundër”.
“Futbollistët që kemi kanë kualitet. Duam të formojmë boshtin e skuadrës te lojtarët me eksperiencë. Gabuam shumë. Nuk mendoj se këto lojtarë nuk dinë ta bëjnë punën mirë, por ne duhet të jemi akoma dhe më të qetë për të punuar akoma dhe më mirë”.
“Duhet të marrim maksimumin nga lojtarët që kemi. Ne vazhdojmë dhe gabojmë, kjo është diferenca e skuadrave që ecin përpara që nuk gabojnë kaq shumë”.