Pas vërshëllimës së arbitrit Jorgji për fundin e ndeshjes Partizani-Vllaznia 2-0, trajneri i ekipit shkodran, Ernest Gjoka ka dhënë dorëheqjen. Trajneri i Vllaznisë, duhej të paraqitej në intervistat pas ndeshjes, por sigurisht që humbja dhe tashmë rënia në kategori që po materializohet, kur kanë mbetur dy javë nga fundi, bën gjithçka edhe më të vështirë. Trajneri Gjoka është dukur mjaft i dëshpëruar pas ndeshjes, teksa nuk ka pasur asnjë koment për të bërë. Vendimin do t’ia paraqesë edhe drejtuesve shkodranë, teksa nga ana e tij nuk do të ketë një prapakthehu.