Gjoka: Gabim zbulimi i merkatos pa firmosur, Cicmil shembulli

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka folur para nisjes për në Ulqin, paraditen e sotme, duke u ndalur natyrisht te merkatoja, që është temë dite në Shkodër.

“Përforcimi i parë në ekip ishte Xhevahir Sukaj. Mund të them që nga ky futbollist unë pres vërtet shumë dhe shpresoj që të jemi një ekip sa më solid, në pjesën e mbetur të Superiores”, deklaron Gjoka, i cili nuk përmend emra të tjerë, duke bërë edhe një autokritikë.

“Presim përforcime në repartin e mbrojtjes dhe shpresojmë të bëjmë sa më mirë, në pjesën e mbetur të kampionatit. Nuk mund të shprehem për emra të tjerë në merkato. Në momentin kur shkruajtëm emrin e Stefan Cicmil, ishte një lapsus. Klubi atje e penalizoi dhe i vuri një çmim të lartë. Kështu e kemi mbyllur atë pistë. Kur një futbollist të ketë gati firmën e tij me Vllazninë, atëherë do të bëhet publike edhe nga ana e klubit”.

Miqësoret e planifikuara: “Krahas stërvitjes në Ulqin do të mundohemi të zhvillojmë patjetër edhe ndeshje miqësore. Sigurisht, është e vështirë të gjenden kundërshtarë në Ulqin, sepse kampionati malazez fillon vonë, skuadrat atje do t’i rifillojnë përgatitjet më vonë. Gjithsesi, është me shumë rëndësi të kemi ballafaqime testuese, për të kolauduar veten”.

Atsina e Kruja janë jashtë skuadre: “Atsina nuk do të jetë më pjesë e jona. Pretendonim shumë nga ai futbollist, por nuk na dha gjë. Në planet e skuadrës A nuk është më, ndoshta i shërben Vllaznisë B. Kruja? Mund të gjejë ndonjë skuadër tjetër, ku të ketë më shumë aktivizim, sepse kjo gjë i duhet për momentin këtij futbollisti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online